Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se nesër do të takohet me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kryenegociatori i Kosovës në dialog tha në një konferencë për media se Lajçak po punon për takimin e tij të radhës me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.
“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Se kur do të jetë ky takim, nuk e di”, tha Bislimi.
“Unë nesër do ta takojë emisarin Lajçak, pastaj do të mund të dakordohemi se si ecet tutje”, shtoi ai.g.e.