Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka reaguar për mesazhin provokues antishqiptar në Bujanoc, të cilën e quajti si pjesë të një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përcjell KosovaPost.
“Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi!’ Një tjetër mesazh urrejtës është gjetur sot në hyrje të repartit të fëmijëve në Bujanoc. Ky nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai në X.
Mesazhi antishqiptar është gjetur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, teksa bëhet thirrje për vdekje të shqiptarëve dhe mohohet shtetësia e Kosovës. Ndaj këtij provokimi kanë reaguar edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi politikanë tjerë shqiptarë në Luginë.