Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav, doli në konferencë të përbashkët për media, pas takimit të përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku u bë dorëzimi i Raportit për Vendin për vitin 2024.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova i mirëpret rekomandimet e këtij raporti, dhe se do të vazhdojë zbatimin e rekomandimeve, pavarësisht masave të padrejta ndaj Kosovës, masa që janë në kundërshtim me vlerat e BE-se.
“Kosova i ka përmbushë të gjitha kërkesat dhe beson se konform rekomandimit të Z.Borell, Këshilli i Ministrave të heqë masat ndaj Kosovës”, tha Bislimi.
Ai ka përmendur progreset e renditura në raport, si ato në politikë të jashtme, drejtësi, ekonomi, politika sociale etj.
“Te blloku i kritereve politike, raporti nxjerr në pah arritje kyçe në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e barazisë gjinore. Për përpjekjet kundër korrupsionit është nënvizuar themelimi i njësisë speciale hetimore në PK dhe Ligji për prokurorinë speciale. Këto politika kanë forcuar transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes. Ndërkaq avancimet në fushën e barazisë gjinore, si buxhetimi me ndjeshmëri gjinore dhe përfaqësimi i shtuar i grave në nivelin komunal dëshmojnë angazhimin e Qeverisë për qeverisje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë”, tha Bislimi.
bashku pasqyrojnë angazhimin tonë të përbashkët për përafrim me Be-në.
Ndërkohë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav, tha se pasi Kosova t’i adaptojë reformat në perputhje me agjendat e BE-së, BE do t’a mbështesë me fondet.
“Aderimi në BE-së është një çështje shumë me rëndësi dhe për BE-në është obligim ti përgjigjet historisë. Ky hov i ri për zgjerimin është mu tani, kohët e fundit kemi hapë negociatat me Shqipërinë, pas shume viteve punë. Pasi të adaptoni reformat në perputhje me agjendat e BE-së ne do tju mbështesim me fondet. Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë për të bërë edhe duke zgjidhur çështjet me njëra tjetrën”, tha Orav.
Sa i përket sulmit në Bansjkë dhe reagimit policor, ai tha se kjo ka treguar reagimin profesional të Policisë së Kosovës.
Orav tha mes tjerash se Borell ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës dhe se diksutimet po vazhdojnë me anëtarët e Këshillit të Ministrave./rtk