Baza ushtarake e Gjermanisë, Këln-Wahn, është mbyllur pas një akti të dyshuar sabotimi kundër furnizimit me ujë.
Baza pranë aeroportit ka të punësuar 4,300 ushtarë dhe 1,200 civilë, dhe është gjithashtu shtëpia e një flote aeroplanësh ushtarakë të përdorur nga kancelari Olaf Scholz për udhëtime ndërkombëtare.
Sipas Der Spiegel, autoritetet u thanë punonjësve në bazë që të mos pinin ujin e rubinetit, pasi ata besonin se ai ishte kontaminuar. Ata gjetën dëmtime edhe në një gardh në buzë të pronës.
Policia, policia ushtarake dhe agjencia e inteligjencës ushtarake MAD, po shqyrtojnë krimin e supozuar, shkruan Der Spiegel.
Policia rrethoi një zonë të madhe dhe nuk lejohej më të hynte apo të dilte askënd nga kazerma, transmeton Telegrafi.“Ne kemi arsyet tona për të ndërmarrë këtë veprim dhe ne e marrim çështjen seriozisht,” tha një zëdhënës i Komandës Territoriale në Berlin.