Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të shkojë në Ankara të Turqisë për të diskutuar situatën në Siri me homologun e tij turk
Turqia ka pritur një numër të madh refugjatësh sirianë që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.
Duke folur të martën, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha: “Çdo sulm ndaj lirisë së popullit sirian, stabilitetit të administratës së re dhe integritetit të tokave të tij do të na gjejë ne duke qëndruar kundër tij”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se takimi i Blinkenit dhe ministrit të jashtëm turk Hakan Fidan vjen pasi regjimi i Bashar al-Assad u rrëzua nga rebelët Hayat Tahrir al-Sham.