Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    PDK bojkoton seancën e sotme

    PDK bojkoton seancën e sotme

    Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

    Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

    Kurti: Asociacioni është “Zajednicë” e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nuk po zbatohet falë Qeverisë Kurti

    Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, pritet zgjedhja e nënkryetarëve

    Verë këtë vikend në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

    E diela me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 24 gradë

    Ulutash: Unë po shkoj, por Dialogu kërkon guxim dhe përkushtim të vërtetë nga të dyja palët

    Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    LVV merr vendim: Votojmë nesër Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

    Kurti me delegacionin e “Young Global Leaders”, diskutohet zhvillimi i Kosovës

    Kurti me delegacionin e “Young Global Leaders”, diskutohet zhvillimi i Kosovës

    Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë Kurti 3

    Vazhdimi i seancës konstituive të dielën, ky është rendi i ditës

    Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

    Aksiťent me fataliťet në Junik, húmb jetën drejtuesi i katërçikletës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?

17 Dhjetor 2024, 8:58
në Lajme, RAJON
Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?
Share on FacebookShare on Twitter

Dyert e rënda prej hekuri të çojnë në korridore të mëdha nën tokë, nën ndërtesën e tregut të qytetit në qendër të Nishit. Këtu mbahen stërvitje si në palestër, e cila është hapur prej vitesh. Por, ky vend në fakt është një strehimore publike, që aktualisht përdoret si qendër fitnesi. Kjo është një nga pesë strehimoret në Nish. Të tjerat janë shndërruar në magazina.

Strehimoret jepen shpesh me qira për video lojëra, për ditëlindjet e fëmijëve, studio muzikore, ruajtjen e mallrave humanitare, arkiva dhe aktivitete të tjera, shkruan DW.

Mungesa e buxhetit për strehimoret

Në juridiksionin e kompanisë për administrimin e strehimoreve në Nish janë gjithsej 53 strehimore, e në degën e Nishit përfshihen edhe Krushevci, Bori, Negotini, Zajeçari, Knjazhevci, Piroti, Leskovci,Vranja, Trsteniku dhe Prokuplja. Në të gjtiha këto vende ka 109 strehimore.

Ndërkohë që vetëm Novi Sadi ka 158 strehimore, Çaçaku 25, ndërsa Beogradi ka 980 strehimore. Në të gjitha qytetet e Serbisëka 1442 strehimore publike nën kujdesin e ndonjë kompanie publike.

Dragan Popoviq, menaxher i strehimoreve në Nish na tregon edhe një strehimore për raste të sulmeve bërthamore, e cila gjendet në qendër të Nishit. Këtu ka dhe shtretër. “Ka edhe një instalim të ujësjellësit, ka tualete të thata. Ka fuçi për mbeturina dhe ujë të pastër, të cilat janë projektuar për furnizim në kohëzgjatje prej tre ditësh”, thotë Popoviq për DW.

“Ka dhe hidrantë për shuarjen e zjarreve, ka edhe një dhomë me pajisje me ajër të pastër në strehimore. Ajri vjen nga jashtë dhe filtrohet. Mund të bëhet edhe me dorë në rast të ndërprerjes së rrymës, sepse këtu kemi edhe gjeneratorë dore”, sqaron bashkëbiseduesi ynë dhe shton se kjo kompani publike është tërësisht vetëfinancuese.

“Që nga viti 2011 nuk kemi pasur asnjë subvencion nga qeveria pasi që u hoq obligimi për pagesën e tarifave për ndërtim dhe mirëmbajtje. Është hequr edhe obligimi i investitorëve për ndërtimin e strehimores”, thotë ai.

Mungesa e strehimoreve

Meqenëse një strehimore e madhe mund të strehojë 300 njerëz, shtrohet pyetja nëse kjo mjafton për strehimin e popullatës. Zyrtarisht autoritetet thonë se nuk janë në gjendje t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve tona. Por në fund të nëntorit, për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është plotësisht e papërgatitur në rast të një lufte atomike me 257.000 vende në strehimore.

Më pas ai tha se me vite nuk ka pasur asnjë investim në strehimore dhe se ky është një gabim që duhet korrigjuar. Deklarata e tij ka shkaktuar mendime të ndryshme. Një banor i Nishit thotë se nuk beson në mundësinë e një lufte bërthamore dhe se Vuçiq me këtë deklaratë vetëm po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut nga problemet e tjera në vend.

“Është e gjitha e ekzagjeruar, e tepruar”, thotë një tjetër. Ndërtimi i strehimoreve të reja në Serbi është marrëzi e pastër. Neve na duhet të zhvillojmë mbrojtjen civile, sepse strehimoret nuk janë përdorur as gjatë vitit 1999 dhe bombardimeve të NATO-s. Përveç kësaj, nëse shpërthen ndonjë luftë bërthamore, as strehimoret nuk do të na ndihmojnë”.

Një i ri, që ka lindur në kohën e bombardimeve, shpjegon se as që mund ta imagjinonte se si është të jesh në një strehimore. Ai shton se nuk do të qëndronte atje. Nga ana tjetër, një zonjë e moshuar thotë se rregullimi i strehimoreve është një veprim i shkëlqyer dhe se Serbia duhet të jetë e gatshme për të gjitha situatat.

Përveç strehimoreve që i përkasin kompanive publike, ka edhe strehimore që i përkasin të tjerëve, por të tilla ka vetëm disa dhe ato kryesisht janë shndërruar në depo. Ka edhe strehimore në ish-fabrika që janë privatizuar. Por nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i thanë DW se nuk kanë informacion për numrin e strehimoreve brenda objekteve të banimit.

Gjithçka varet nga paratë, dhe paratë varen nga analiza

Ndërtimi i strehimoreve të reja dhe meremetimi i të vjetrave kushton shumë. Hera e fundit që Serbia ka qenë aktive në ndërtimin e strehimoreve ka qenë në fillim të viteve nëntëdhjetë, në kohën e luftërave në ish-Jugosllavi. Por për ndryshime në këto fusha duhet të bëhen edhe ndryshimet e Ligjit për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Menaxhimin e Emergjencave. Kjo do të thotë se të gjitha strehimoret që tani menaxhohen të decentralizuara do të viheshin nën administrimin e agjencisë së re për mbrojtjen civile. Kjo agjenci, sipas ekspertëve, më pas mund të blejë në mënyrë transparente gjithçka që i nevojitet – nga thasët e gjumit e deri tek pastruesit e ajrit.

Gjatë bombardimeve, zona të shumta nëntokësore u përdorën si strehimore – si për shembull bodrumet dhe objekte të tjera. “Strehimoret bërthamore kanë një shkallë të qartë të mbrojtjes nga rrezatimi. Ato janë ndërtuar me qëllim në Serbi gjatë Luftës së Ftohtë dhe janë bërë prej betoni mbi një metër të trashë dhe më pas janë veshur me mbrojtje kundër rrezatimit”. Por Serbia ka akoma pak strehimore për të strehuar të gjithë në rast nevoje. DW

Etiketat: bunkerëluftëSerbia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

1 vit më parë
Stërvitje e madhe ushtarake e NATO-s në Maqedoninë e Veriut, Serbia nuk merr pjesë

Stërvitje e madhe ushtarake e NATO-s në Maqedoninë e Veriut, Serbia nuk merr pjesë

1 vit më parë
Silvinjo: Me Serbinë nuk është një ndeshje normale, e njoh historinë

Silvinjo: Me Serbinë nuk është një ndeshje normale, e njoh historinë

1 vit më parë
Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po ar*matoset kundër NATO-s me paratë europiane

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po ar*matoset kundër NATO-s me paratë europiane

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH