Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe ngërçin e krijuar si rezultat i mos votimit të raportit të Komisionit Verifikues të Mandatave.
Në reagimin e Rohdes thuhet se qytetarët meritojnë politikanë që prioritizojnë Kosovën mbi politikat e partisë.
“Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka shkruar Rohde në BluSky.


























