Komuna e Prishtinës ka filluar të mendojë seriozisht për zgjidhjen e problemit me trafik.
Kjo pasi që tashmë kanë nisur punimet për një qasje në një rrugë të re që pritet të ndikojë në shkarkim të trafikut.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Postimi i plotë:
Qasje e re në rrugë, lehtësim trafiku.
Të dashur qytetarë,
Pas pastrimit të deponisë ilegale te Dukagjini Center do të trajtojmë një rrugë anësore e cila do të lidhet direkt me rrugën në drejtim të Fushë Kosovës nëpërmjet nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.
Nëpërmjet kyçjes afër objektit të Dukagjini Center do të mundësohet qasja e automjeteve me qëllim të shkarkimit të segmentit më të ngarkuar rrugor “Tirana” dhe “Bill Klinton”.


























