Një grevë mbarëkombëtare kundër reformës së propozuar në pensione, paralizoi qarkullimin ajror dhe hekurudhor në Belgjikë, dhe çoi në mbylljen e shumë shkollave.
Gati gjysma e fluturimeve në aeroportin e Brukselit u anuluan, teksa stafi që operon në terren hyri në grevë.
Shkollat u mbyllën, me dhjetëra mijëra mësues që pritet t’i bashkohen grevës kombëtare për të protestuar kundër reformave në pensione që po diskutohen nga partitë të cilat pritet të formojnë qeverinë e re pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2024, shkruan A2.Sindikatat, që u mblodhën për të protestuar në kryeqytet, druhen se qeveria e ardhshme do të ulë pensionet dhe do propozojë kushte më pak të favorshme për pensionistët.