Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “rrenc”.
Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme, ajo u shpreh se një kryeministër qe ka nder e arsye të shëndoshë, e dorëzon karrigen e jo shtetin.
“Ti Albin the “e kam nderin që po e çoj mandatin deri në fund”. Jo Albin, ti nuk ke nder, ti nuk e din çka është nderi, ti ke turp, turpin që e ke mbajtë këtë shtet peng me zero zhvillim, me dialog në favor të Serbisë, me sanksione nga BE-ja, me ministra antikushtetues. Një kryeministër që ka nder e arsye të shëndoshë e dorëzon karrigen nuk e dorëzon shtetin si ti Albin. Pesë vjet në pushtet do të mbahen në mend si pesë vitet më të errëta të ngritjes së Kosovës shtet. Do të mbetesh në histori si një rrenc destruktiv antishtetëror”.
Më pas ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e cila është detyruar t’ia tërheq vërejtjen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, për gjuhën e përdorur ndaj kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme.
Kjo pasi deputetja Musliu e ka quajtur Kurtin, “rrenc destruktiv, antishtetëror dhe antikombëtar, e poashtu edhe pa nder e turp të këtij vendi”.
“Kujdes fjalorin”, dëgjohet Bogujevci duke thënë teksa fliste Musliu, njofton Klankosova.tv.