Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

    Pas protestës në shesh, qytetarët marshojnë drejt selisë së EULEX-it

    Pas protestës në shesh, qytetarët marshojnë drejt selisë së EULEX-it

    Auto Draft

    Greqia dhe Izr@eli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake në Mesdheun Lindor

    SHBA-ja vendos sërish veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

    Trump ndalon CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë, i akuzon për raportime të rreme

    Erdogani në samitin në Tiranë: I gatshëm të ri-ndërmjetësoj paqen Rusi-Ukrainë

    Erdoğan: Pista e katërt e Aeroportit të Istanbulit do ta rrisë lidhjen e tij globale

    Reagon Pacolli për pronën e UP-së: Mbi 68 ari mbrohen nga tjetërsimi

    Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut me bashkëpunim për Parkun e Sharrit

    Nuk ka marrëveshje mes 27 vendeve të BE-së për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

    Nuk ka marrëveshje mes 27 vendeve të BE-së për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

    Fillon protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

    Fillon protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

    OSBE-ja e gatshme të mbledhë votat në Kosovë për zgjedhjet serbe, por pret miratimin e institucioneve të Kosovës

    OSBE-ja e gatshme të mbledhë votat në Kosovë për zgjedhjet serbe, por pret miratimin e institucioneve të Kosovës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kalendari historik, 9 tetor

09 Nëntor 2024, 8:50
në Kalendari Historik
Kalendari histori, 6 korrik
Share on FacebookShare on Twitter

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 9 tetor, shkruan Kosova Post.

9 Tetori është dita e 282-të e kalendarit gregorian (dita e 283-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 83 ditë.

768 – Karli i madh kurorëzohet mbret i frankëve, dhe si komandant të ushtrisë cakton nipin e tij, Roland. 10 vjet më vonë, Rolandi do të vritej në përpjekje me forcat baske në Betejën e Roncesvallës, grykë malore në Pirenenj (mes Francës dhe Spanjës). Por humbja nuk solli vërtë humbje, nisur nga një vështrim afatgjatë, nga i cili të gjithë mund përfitojnë ndopak; Beteja e Roncesvallës u bë pikënisja e eposit francez me poemën “Kënga e Rolandit” (La Chanson de Roland), që është vepra më e vjetër e njohur e letërsisë franceze. Poema është një përmbledhje luftrash heroike të frankëve normanë, dhe mendohet të jetë shkruar aty nga fillimi i shekullit të 12-të, kur kishte filluar të behej e zakonëshe që legjendat dhe ngjarjet e së kaluarës të nderthureshin me ato të ditës, të zbukuroheshin e të këndoheshin me ndjenjë lavdie.

Në Këngën e Rolandit ka edhe vargje ku permenden vise e toponime shqiptare, rreth disa ngjarjeve të mjegullta historike në keto troje. Për shembull, në Këngën e Rolandit, Albeigne (Albanie, Albania) përmendet si emërtim për zonat bregdetare të Shqipërisë së sotme; dhe kjo është e rëdësishme, pasi emri Albanian dokumentohet se është përdorur në vazhdimësi të dëshmisë së gjeografit Ptolemi në shekujt e parë të erës sonë kur në Gjeografinë e tij përmend fisin Albanoi që banonte në këto territore. Ja si përshkruhet në Këngën e Rolandit gjendja e dy garnizoneve normane të vendosura në Orikum (Jeriko) dhe Bylis (Balida):

“E shtata me asash prej Jeriko

E teta me Nigres, e nënta me Gros

E dhjeta me burra nga Balida të fortë”.

1888 – Monumenti Washington hapet zyrtarisht për publikun e gjerë. Monumenti, i përbërë nga mermer, granit, dhe gurë të përzgjedhur, është struktura prej guri më e larta në botë, dhe obelisku më i lartë në botë (169 metra e 294 centimetra i gjatë). Kolona të tjera më të larta ekzistojnë, por ato nuk janë prej guri ose obelisqe. Ndërtimi i monumentit filloi në vitin 1848, por u ndërpre më 1854 – 1877, dhe përfundoi në vitin 1884 – ndërprerjet ndodhën për shkaqe të ndryshme si, mungesa e fondeve apo Lufta Civile. Pas përfundimit, ky monument u quajt struktura më e lartë në botë, titull i mbajtur më parë nga katedralja e Këlnit në Gjermani. Monumenti ruajti këtë përcaktim deri më 1889, kur Kulla Eifel përfundoi në Paris, Francë. Monumenti Washington qëndron në lindje të kryeqytetit amerikan; pamja e tij reflektohet në pishinën e gjatë përballë Memorialit të Linkolnit. Monumenti u dëmtua gjatë tërmetit më 23 gusht 2011 dhe uraganit Irene po atë vit; pritet të rihapet për publikun në vitin 2014.

1934 – Mbretocid në Marsejë; vritet mbreti Aleksandri i parë i Jugosllavisë. Në Luftën e Parë Ballkanike,1912, ai ishte princ trashëgimtar i Serbisë, dhe komandoi ushtrinë në betejat për marrjen e Kumanovës dhe Manastirit. Në vitin1915, ushtria e tij pësoi humbje të rëndë kur u sulmua nga të gjitha drejtimet nga aleanca e Gjermanisë , Austro- Hungarisë dhe Bullgarisë; dhe forcat serbe u tërhoqën nëpër grykat e Malit të Zi dhe nëpër Shqipërinë e veriut duke u hedhur në ishullin e Korfuzit, ku u riorganizuan. Në vitin 1929, mbreti Aleksandër u përpoq për heqjen nga përdorimi të gërmave cirilike për të nxitur përdorimin e alfabetit latin në Jugosllavi. Si rezultat i vdekjeve të mëparshme të tre anëtarëve të familjes, të martën, mbreti Aleksaandër refuzonte të kryente ndonjë funksion publik në kete ditë të javës. Por të martën, me 9 tetor 1934, ai nuk kishte alternative tjetër pas mbërritjes në Marsejë për një vizitë shtetërore në Francë. Ndërsa Aleksandri ishte duke parakaluar në një makinë të hapur, së bashku me ministrin e Jashtëm francez Lous Barthou, një person i armatosur doli nga turma dhe hapi zjarr ndaj tij. Aleksandri vdiq menjëherë, ministri Barthou u plagos dhe vdiq më vonë. Vrasësi ishte bullgar, anëtar i Organizatës Revolucionare Maqedonase (IMRO ).

Menjëherë pas vrasjes, i rrëzuar nga shpata e një polici, dhe pastaj i rrahur e goditur nga turma, vrasësi vdiq në vendin e ngjarjes. IMRO ishte një organizatë politike që luftonte për shkëputjen e Maqedonisë së Vardarit nga Jugosllavia. Edhe pse nuk pati prova bindëse se diktatori italian Benito Musolini ose qeveria hungareze ishin të përfshirë në komplot, opinioni i përgjithshëm në Jugosllavi ishte se Italia kishte luajtur rol vendimtar në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes. Gjithashtu, vrasja e mbretit Aleksandër u regjistrua nga një kamerë filmike që ndodhej për të mbuluar paradën; dhe mbetet një nga filmimet e rralla të një vrasjeje të kësaj natyre, së bashku me filmimin e vrasjes së presidentit amerikan John F. Kennedy në Dallas, Teksas, më 1963. Një gjë e panjohur për publikun para vrasjes ishte, se mbreti Aleksandër i Jugosllavisë kishte në gjoksin e tij një tatuazh të gjërë të shqiponjës heraldike.

1967 – Një ditë pas kapjes nga forcat boliviane, revolucionari marksist Ernesto “Che” Guevara ekzekutohet për përpjekjet e tij për të nxitur një revolucion në Bolivi. Zakonisht i njohur si el Che apo thjesht Che, lindur më 14 qershor 1928, Guevara ishte një argjentinas revolucionar marksist, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat dhe teoricien ushtarak. Figurë e madhe e revolucionit Kuban, pamja e tij e stilizuar është një simbol i kudogjendur i rebelimit. Pas revolucionit Kuban, Guevara luajti një numër rolesh kyçe në qeverinë e re të Fidel Kastros; përfshi drejtimin e gjyqeve kundër armiqëve të revolucionit dhe nxjerrjen e tyre para skuadrave të pushkatimit. Ai hartoi planet për reformën agrare dhe shtetëzim e industrive. Si diplomat në emër të socializmit kuban. Guvara udhëtoi në vende të ndryshme të botës, përfshi Shqipërinë. Guevara gjithashtu luajti rol qendror në trajnimin e forcave të milicisë të cilat zbrapsën sulmin amerikan në Gjirin e Derrave më1961; ndikim Guevara pati edhe për sjelljen e raketave balistike dhe armëve bërthamore sovjetike në Kubë, që shkaktoi krizën e raketave kubane më 1962. Përveç kësaj, Guevara ishte shkrimtar; ai la pas një ditar, së bashku me një autobiografi në lidhje me udhëtimin e tij me motor nëpër Amerikën latine kur ishte i ri. Revista amerikane Time e ka cilësuar Guevarën si një nga 100 njerëzit më me ndikim të shekullit të 20-të; ndërsa fotografia Guevara; “Guerrillero Heroico” e Alberto Kordas, është cituar nga Kolegji i Institutit të Artit në Maryland si fotografia më e famshme në botë. Guevara ka frymëzuar shumë njerëz të shtypur, pavarësisht ideologjisë, siç shprehin këto vargje;

“Njeri më shumë se kujtesë

kujtesa më shumë se njeriu.

Me duar të palidhur

me sytë të hapur vdiq,

pak më fatlum se Lorka.”

1075 – Dmitar Zvonimir u kurorëzua mbret i Kroacisë.

1514 – U martuan Luisi XII i Francës dhe Mary Tudor.

1558 – U themelua Mérida në Venezuelë.

1582 – Për shkak të impleentimit të kalendarit Gregorian kjo ditë nuk egziston në Itali, Poloni, Portugali dhe Spanjë.

1804 – U themelua qyteti Hobart, kryeqyteti i Tasmanisë.

1806 – Prusia i shpall luftë Francës.

1820 – Guayaquil pavarësohet nga Spanja.

1824 – U ndalua robëria në Kosta Rikë.

1831 – U vra Capo d’Istria.

1835 – U themelua Royal College, Colombo me emrin Hillstreet Academy.

1941 – Në Panama, Ricardo Adolfo de la Guardia Arango shpallet president i ri.

1944 – Çlirimi i Sarandës në Shqipëri

1962 – U pavarësua Uganda.

1967 – U ekzekutua Ernesto Che Guevara nën akuzën: tentim për nxitje revolucion në Bolivi. (figura 1)

2005 – Pierja e duhanit u ndalua në transportin hekurudhor në Angli.

2006 – Korea Veriore e testoi armën e parë nukleare.

Etiketat: BoliviaKalendariShqiperia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

1 vit më parë
Kalendari historik, 7 korrik

Kalendari historik, 26 maj

1 vit më parë
“Defender Europe 2025” fillon këtë të diel, Kosova pret një divizion amerikan e forca të armatosura nga Shqipëria, RMV, Kroacia e Bullgaria

“Defender Europe 2025” fillon këtë të diel, Kosova pret një divizion amerikan e forca të armatosura nga Shqipëria, RMV, Kroacia e Bullgaria

1 vit më parë
Stadiumi kombëtar i dën*uar nga FIFA, mbi 250 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Stadiumi kombëtar i dën*uar nga FIFA, mbi 250 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH