Goli për fitoren e Brazilit u shënua në minutën e 35-të të ndeshjes nga Lucas Paqueta.
Futbollistët e Brazilit shënuan fitore minimale ndaj Perusë dhe avancuan në finalen e Kupës së Amerikës (Copa America), raporton Anadolu Agency (AA).
Goli për fitoren e Brazilit u shënua në minutën e 35-të të ndeshjes nga Lucas Paqueta.
Brazili, si nikoqir i turneut, në finalen e së dielës do të mbrojë titullin e kampionit kontinental dhe kundërshtari i tij do të jetë fituesi i duelit në të cilin kombëtaret e Argjentinës dhe Kolumbisë do të takohen nesër.
Kampionati i Amerikës së Jugut këtë vit po mbahet me shumë vështirësi që organizatorët kanë për shkak të pandemisë COVID-19.
Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) pasi mori organizimin e turneut nga Kolumbia dhe Argjentina, vendosi që për këtë të jetë nikoqir Brazili. Vendimi u mor më pak se dy javë para fillimit të turneut.