Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci ka njoftuar se edhe sot vazhdoi kapja e qenve brenda hapsirave të QKUK-së në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se vetëm sot janë kapur 10 qenë.
“Edhe pse ditë e Diel, ekipet tona edhe sot punuan zellshëm në kapjen e qenëve të cilët bredhnin hapsirave të QKUK në Prishtinë. Vetem sot, në aksionin e filluar para 4diteve, u kapën 10 Qenë. Vazdojmë me punë të mira….”, ka shkruar Brestovci.