Julian Cash dhe Lloyd Glasspool fituan titullin e parë Grand Slam në Wimbledon 2025 në dyshe burrash.
Ata mposhtën Rinky Hijikata dhe David Pel me rezultatin 6–2, 7–6(3).
Ky është titulli i parë për një dyshe britanike që nga viti 1936. Fitorja historike erdhi pas një sezoni të shkëlqyer në fushat me bar.
Britanikët shënuan 13 fitore radhazi dhe dominuan në Queen’s, Eastbourne dhe tani Wimbledon./K.K


























