Për fat të mirë gjendja nuk është aq serioze. Armando Broja ka një dëmtim relativisht të lehtë, siç konfirmon stafi mjekësor i Evertonit, dhe sulmuesi nuk pritet të mungojë gjatë.
Ylli I kombëtares shqiptare doli nga fusha shumë shpejt në ndeshjen e kaluar të Premier Ligës angleze, që Everton e humbi 0-1 në fushën e Bournemouthit.
Në dy ndeshjet e fundit, trajneri Sean Dyche e zgjodhi titullar, derisa Armando u dëmtua, përcjell abcnews.
Vetë trajneri është në prag të shkarkimit pasi ekipit është pranë zonës së rënie nga kategoria, ndërsa tifozët duket se janë mërzitur me lëndimet e shpejta të shqiptarit, e disa prej tyre kërkojnë që ai të kthehet tek Chelsea.
Sidoqoftë, më parë pritet që Broja të kthehet në fushë, e kjo mund të ndodhë fundjavën e ardhshme, ose pas dy javësh.