Barrikadimi i disa rrugëve në komunat veriore që të shpiejnë në Serbi ka shënuar edhe ditën e tetë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski.
Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka shkruar se është koha që NATO të angazhohet dhe të pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit dhe përfaqësuesit rusë.
“Kosova është në vijën e parë të frontit mes Evropës dhe Rusisë”,ka shkruar Bugajski.