Policia bullgare ka arrestuar 12 persona të akuzuar për eksportim ilegal të mallrave në Rusi që mund të përdoren nga ushtria ruse në luftën me Ukrainën.
Operacioni u krye nga disa agjenci pasi Agjencia për Sigurinë Kombëtare e vendit mori informacione për transferim ilegal të mallrave. Eksporti i tillë është i ndaluar sipas sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë pasi kjo e fundit filloi luftën në Ukrainë, raportoi AP.
Shefi i Agjencisë, Plamen Tonchev, ka thënë se dërgesat nuk ishin për ushtrinë e rregullt ruse, por për forcat speciale që luftojnë në Ukrainë, si Grupi Wagner dhe njësia Akhmat.
Tonchev shtoi se grupi kriminal kishte operuar edhe në shtete të tjera, si në Britani, Serbi, Singapor, etj.


























