Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, përcjell KosovaPost.
Në këtë takim, Bulliqi e ka përgëzuar për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën, përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme.
“Me kënaqësi kam pritur në takim mikun tim, kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, me ç’rast e përgëzova për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën, përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme.”, ka shkruar Bulliqi.
Ndër të tjera, ai bën të ditur se Hetemin e ka njoftuar nga afër për projektet e komunës së Podujevës.
“Kryeatrin Hetemi e njoftova nga afër për projektet e komunës sonë, si dhe gjatë takimit diskutuam për fushat ku mund të bashkëpunojmë si dy komuna të afërta gjeografikisht.”, ka shkruar kryetari i Podujevës.
Gjatë takimit Bulliqi ka shprehur mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij.
“Shpreha mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij, si dhe i sigurova që do të jemi në krah të tyre për t’ju ndihmuar në ballafaqim me problemet e ndryshme që mund të ju shfaqen në realizimin e detyrave të tyre.”, përfundoi ai.