Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një grua ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj me të cilin është në proces gjyqësor për ndarjes, ka shkuar tek shtëpia e saj dhe e ka goditur derën e hyrjes, transemton Kosova Post.
Përveç kësaj, ajo ka thënë se e ka kanosur verbalisht me jetë.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se i ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është në proces gjyqësor për ndarje, ka shkuar te shtëpia e viktimës dhe duke e goditur derën e hyrjes se shtëpisë e kanosur verbalisht me jetë dhe është larguar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.