Populli amerikan i dha këtë të enjte lamtumirën e fundit ish-presidentit të SHBA-së, Jimmy Carter, i cili u nda nga jeta më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare.
Në homazhet që u mbajtën për të në altarin e Katedrales Kombëtare, ishin të pranishëm emrat më të njohur të politikës amerikane.
Presidenti që do të vijë në detyrë, Donald Trump, ishte krahë partneres së tij, i cili gjithashtu ishte i rrethuar me rivalët e tij në tre fushatat e fundit.
Presidenti Joe Biden, zv.presidentja Kamala Harris, ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton e gjithashtu ish-kandidatja demokrate Hillary Clinton, ishin të gjithë të pranishëm në homazhet për Carter, teksa së bashku me Trump, ishin ulur afër njëri-tjetrit në reshtet e para.