Antonio Cassano është gjithnjë e më shumë protagonist absolut i “Viva El Futbol”, program i organizuar me Lele Adani dhe Nicola Ventola, në të cilin flasim për futbollin në 360°.
Mes komenteve, shpërthimeve dhe reagimeve për tema të caktuara, që e kanë karakterizuar formatin me kalimin e kohës, në puntatën e djeshme pati kohë për të folur edhe për gjëra të tjera.
Në fakt, gjatë bisedës, vëmendja e të treve u përqendrua tek tema që ka të bëjë me Nusret Gökçe, i njohur më mirë si Salt Bae, kasap, kuzhinier dhe restaurator turk i njohur për performancën e tij me kripë në ambientet e tij.
Cassano, duke folur për Salt Bae, kujtoi përvojën që kishte pasur në Greqi kur vendosi të shkonte të hante në restorantin e tij me familjen. Në atë moment Adani dhe Ventola nuk e përmbajtën dot të qeshurën.
“Le ta lëmë Nusretin të qetë. Ne shkuam në Greqi dhe patëm 4 antipasta dhe një mish të madh për të ndarë për katër veta. Faturë shkoi 880 euro”.
Cassano i lë me gojë hapur Adanin dhe Ventolën kur vazhdon rrëfimin e tij:
“I telefonoj kamarierit dhe i them: ‘Shoku, mendoj se ke bërë gabim llogarinë”.
Ish-sulmuesi nuk mendonte se ajo faturë ishte për tavolinën e tij: “Në vend të kësaj ai m’u përgjigj se ajo ishte me të vërtetë fatura ime dhe ishte 220 euro secila”. Një shumë e jashtëzakonshme, për të thënë të paktën, sipas Cassano-s në krahasim me atë që kishte ngrënë në tavolinë.
“Në anglisht na pyetën se si ia kaluam” – tha Cassano, duke shpjeguar se ai iu përgjigj menjëherë kësaj pyetjeje: “Shumë mirë, po na patë më këtu…”s.n.