Autorja e librit “Riprodhimi shoqëror me punë dhe kafe”, Liridona Sijarina në “Mirëmëngjesi Kosovë, ka folur për përmbajtjen e librit, duke thënë se është fokusuar kryesisht me gratë të cilat i kanë kaluar dy sistemet atë të para luftës dhe atë të pas luftës.
“Këtë muhabet shpesh bërë e kam bërë edhe me nënë time. Ka qenë kjo ndjenja e nostalgjisë që e kam parë dhe ka qenë reflektimi edhe referimi i të kaluarës, si një kohë e cila ka qenë më e afërt dhe ku shoqërimi sidomos i grave ka qenë shumë më i pranishëm në jetën e tyre”, ka theksuar Sijarina.
Ajo ka treguar përvojën e saj gjatë përgatitjes së librit, duke intervistuar gratë në fshatra.
“Gratë të cilat i kam intervistuar thonë që vërtetë jeta atëherë ka qenë më e vështirë sepse të gjitha punët kanë qenë manual dhe s’ka pasur teknik. Por kanë pasur kohën e mjaftueshme për të gjitha. Kanë pasur mjaftueshëm kohë edhe për tu shoqërua mese veti, sepse ato kur kanë shkuar për t’i larë rrobat te lumi. Ato atë kohë e kanë shfrytëzuar edhe për tu shoqëruar njëra me tjetrën. Deri sa ne tash nuk e kemi kohën e bollshme pasi që jeta tash është shumë më dinamike”, ka thënë Sjarina.
Libri “Riprodhimi shoqëror me punë dhe kafe” nga Liridona Sijarina sjell rrëfime të fuqishme të grave rurale, duke ndriçuar kontributin e tyre në shoqëri. Ky libër është një thirrje për të njohur dhe vlerësuar përvojat e këtyre grave, që shpesh mbeten të nënvlerësuara.