Bersant Celina po vazhdon formën e tij të mirë tek skuadra e AIK-ut në Suedi.
Ylli i kombëtares së Kosovës i ka dhuruar golin e fitores skuadrës së tij sot në ndeshjen ndaj Oster.
Pas këtij triumfi skuadra e AIK bëhet liderë i kampionatit suedez me 10 pikë pas katër ndeshjeve.
Ndërkohë ky ishte goli i dytë i Bersantit krahas një asistimi këtë sezon.
























