Shkaktarët më të zakonshëm të gjakderdhjes nga hunda janë:
Thatësia e hundëve (që zakonisht shkaktohet nga sistemet e nxehjeve shtëpiake gjatë dimrit) dhe,
Ngacmimi i hundëve. Këto dy faktorë bashkëpunojnë me njëri tjetrin pasi që ngacmimi i hundëve zakonisht ndodh atëherë kur mukusi në hundë është i thatë dhe me kore.
Faktorët tjerë përfshijnë lëndimet, ftohjet, alergjitë dhe konsumimin e kokainës. Te fëmijët mund të ndodhë për shkak se ata zakonisht fusin objekte të vogla në hundën e tyre kurse personat e shtyer në moshë mund të kenë aterosklerozen (e cila është ngurtësia e arterieve), infeksione, presion të madh të gjakut, dhe çrregullime me dromca (grimca) të gjakut.
Gjakderdhja nga hunda zakonisht ndodh edhe si pasojë e përdorimit të ilaçeve që mund të shkaktojnë dromcat e gjakut, si aspirini. Ndërsa një faktorë më i rrallë i gjakderdhjes nga hunda mund të jetë një çrregullim që quhet telangiektasia hemoragjike e trashëguar. Në disa raste shkaqet e gjakderdhjes nga hunda janë të panjohura.