Granada mori një fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Racing Santander në kuadër të javës së 18-të në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Më meritori për këtë fitore ishte padyshim sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni i cili ishte autor i dy golave të shënuar në këtë takim.
Për paraqitjen e tij në këtë sfidë, Uzuni u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes duke marrë notën 8.3 nga Sofascore.
Përtej tri pikëve të fituara, këta dy gola ishin të rëndësisë së veçantë për yllin e kombëtares shqiptare.
Kjo për shkak se Uzuni është bërë tashmë golashënuesi më i mirë në histori të Granadas me plotë 46 gola të realizuar.