Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete të martën rreth orës 12:50 në lagjen “Jesa”, në Zubin Potok, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga shtëpia e shëndetit në Zubin Potok.
Raporti i plotë:
“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar nga shtëpia e shëndetit në Zubin Potok. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.