Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

    Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

    Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

    Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Policia konfirmon se disa zyrtarë janë shoqëruar për intervistim

    Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

    Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

    Zyrtari korrektues u arr*estua pasi dyshohet se i ndihmoi Radomiroviqit të arratistet nga “Alkatrazi” i veriut

    Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI dhe Policisë, arrestohet një ish-ministër

    KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e një ambienti të sigurt

    KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e një ambienti të sigurt

    Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

    Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

    BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën

    Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave

    Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila duhet të vazhdojë

    Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila duhet të vazhdojë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

11 Mars 2025, 13:46
në Lajme
Trumpi ia ndryshon emrin Gjirit të Meksikos, e bën të Amerikës

President Donald Trump speaks as he meets with homeowners affected by Hurricane Helene in Swannanoa, N.C., Friday, Jan. 24, 2025. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Share on FacebookShare on Twitter

Javët e fundit kanë treguar, se sa shpejt mund të ndryshojnë situatat nën presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Çfarë mund të thotë kjo për Ballkanin Perëndimor?

Tri luftërat e Jugosllavisë të viteve 1990 – në Kroaci (1991-95), Bosnjë – Hercegovinë (1992-95) dhe Kosovë (1999) – morën fund përfundimisht nën udhëheqjen e SHBA-së.

Që atëherë dy misione ushtarake të drejtuara nga BE dhe NATO garantojnë paqen në këto ish-zona lufte.

Por që prej më shumë se dy vjetësh situata në Ballkanin Perëndimor acarohet vazhdimisht.

Spiralja e dhunës filloi në dhjetor 2022.

Pasi përfaqësuesit e pakicës serbe në Republikën e Kosovës nën orientimin e kryeqytetit të Serbisë, Beogradit, u larguan nga institucionet e shtetit kosovar – gjyqësori, policia dhe administrata – presidenti serb Aleksandar Vuçiç filloi një grumbullim të trupave në kufirin verior të vendit fqinj.

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger akuzoi Vuçiçin se dëshironte të “luante rolin e një Putini të vogël”. “Më duket e paimagjinueshme, se si Vuçiq dhe udhëheqja serbe po nxisin telashe këtu. Fajin për këtë shkallëzim ia jap ekskluzivisht Beogradit”.

Vuçiq nga ana tjetër theksoi, se ushtria e Serbisë do të mbronte pakicën serbe në “krahinën jugore” të Serbisë – siç e quan ende udhëheqja në Beograd, Kosovën, e cila nuk ka qenë nën kontrollin serb që nga viti 1999.

Gjatë vitit 2023, situata u përshkallëzua: Në trazirat në maj serbë të dhunshëm goditën dhe plagosën 90 ushtarë të NATO-s nga trupa e paqes në Kosovë, KFOR.

Situata në Kosovë për pak sa nuk përshkallëzoi

Në shtator të vitit 2023 pranë manastirit ortodoks serb Banjska në veri të Kosovës pati luftime mes paraushtarakëve serbë dhe policisë kosovare.

Katër vetë humbën jetën dhe dhjetëra paraushtarakë serbë të udhëhequr nga një i besuar i Vuçiqit arritën të arratiseshin në Serbi.

Ata lanë pas një arsenal ushtarak modern me vlerë milionash nga rezervat e ushtrisë serbe, që mund të kishte pajisur më shumë se 100 luftëtarë.

Këtu me sa duket ishte planifikuar një operacion më i madh ushtarak – ndoshta me qëllim pushtimin e katër komunave veriore të Kosovës, ku minoriteti serb përbën shumicën e popullsisë në vendin e banuar kryesisht nga shqiptarët.

Në tetor 2023 Vuçiqi urdhëroi pastaj tanket të drejtoheshin drejt Kosovës, të cilat u ndaluan vetëm nga ndërhyrjet diplomatike nga Uashingtoni dhe NATO.

Në prill 2024 gjenerali amerikan Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, paralajmëroi Kongresin e SHBA për synimet e Beogradit, duke thënë se rritja e trupave serbe pas sulmit në Banjska ishte “kërcënimi më i madh i dhunës ndërshtetërore” prej 25 vjetësh.

Kërcënime kundër Bosnjës

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin kërcënoi një vend tjetër fqinj gjatë një vizite në kryeqytetin rus Moskë: “Bosnja nuk ka qenë kurrë kaq afër fundit të saj”.

Pak më parë Milorad Dodik, presidenti separatist i “entitetit” të dominuar nga serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, Republika Srpska (RS), u dënua nga Gjykata e Lartë e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim ushtrimi të detyrës.

Vetëm pak ditë më parë Dodik pati kërcënuar se një vendim fajësimi ndaj tij mund t’i jepte një “goditje fatale” Bosnjës.

Presidenti i RS-së u akuzua për shpërfillje të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.

Përfaqësuesi i Lartë është institucioni më i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, që siguron paqen në vend që nga fundi i luftës 1992-95.

Pas dënimit të tij Dodik shkoi më tej dhe inicioi miratimin e ligjeve në Parlamentin e RS, të cilat janë në fuqi fletoren zyrtare të sigurisë shtetërore.

“Serbë tradhëtarë”

Pas dënimit të tij Dodik ndërmori nismën në Parlamentin e Republika Srpska (RS) për miratimin e një sërë ligjesh, që ndalojnë organet boshnjake të sigurisë dhe drejtësisë të veprojnë në RS.

Këto ligje hynë në fuqi të premten (6.03.2025) – por nuk janë zbatuar nga të gjtiha autoritetet.

Punonjësit në kuartierin qendror të Bosnjes autoritetit policor të shtetit të Bosnjes, Agjencia shtetërore e Hetimit dhe Sigurisë (SIPA), vazhdojnë punën, kolegët e tyre në përfaqësië rajonale në kryeqytetin e RS, Banja Luka, në të kundërt janë larguar nga vendet e tyre të punës.

Presidenti i RS-së Dodik pati paralajmëruar: Të gjithë, që qendrojnë në institucionet e shtetit boshnjak, do të trajtohen si “serbë tradhëtarë”.

Gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Vuçiç në Beograd më 6 mars Dodik madje pretendoi, “se boshnjakët nga Sarajeva duan një konflikt të armatosur në Bosnje”, për “t’u hakmarrë ndaj serbëve”.

Schmidt: “Është tejkaluar vija e kuqe”.

Përfaqësuesi i lartë Schmidt reagoi më 8 mars.

Në radion kombëtare gjermane Deutschlandfunk ai tha, se me “sulmin e Dodikut ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës” është “tejkaluar vija e kuqe”. Schmidt i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare, që t’i përkushtohet më fort krizës në Bosnje.

Për herë të parë Përfaqësuesi i Lartë kritikoi krahas Dodikut në mënyrë eksplicite edhe qeverinë serbe, së cilës “duhet t’i tregohen qartë kufijtë”.

Për të mbrojtur nga sulmet e mundshme memorialin e gjenocidt në Srebrenicë, trupa e paqes e BE-së, EUFOR, ka vendosur njësitë në këtë qytet në lindje të Bosnjes. Në Srebrenicë në gusht 1995 serbët e armatosur të Bosnjes vranë mbi 8000 myslimanë boshnjake.

Paralajmërimi nga SHBA

Paraljamërimi i ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio, më 8 mars në platformën X në adresë të Dodikut, është një sinjal pozitiv, ai shkruan: “Veprimet e presidentit të RS, Milorad Dodik minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin…. Ne u bëjmë thirrje partenëve në rajon, që të bashkohen me ne për të vepruar kundër këtij qëndrimi të rrezikshëm dhe destablizues”.

Kongresmenia republikane Ann Wagner nga Missouri e quajti në platformën X Dodikun një “kriminel brutal”, që duhet ndaluar.

“Unë jam në kontakt me Ministrinë e Jashtme të SHBA-së dhe me kolegët e mi në Kongres, për të shqyrtuar, se si mund t’u kundërvihemi përpjekjeve flagrante të qeverisë së Dodikut për të minuar paqen në rajon”, shprehet Wagner.

Vuçiq gjithnjë e më autokrat

OJQ-ja Human Rights Watch jep një pamje të zymtë të peizazhit të medias dhe lirisë së shtypit në Serbi.

Grupet e monitorimit të zgjedhjeve i kritikuan zgjedhjet e dhjetorit 2023 si as të drejta dhe as të lira.

Opozitës iu dha pak kohë transmetimi nga media, e cila është rreth 90 për qind e kontrolluar nga qeveria.

Vuçiqit iu dhanë mbi 300 orë transmetim televiziv atë vit. Pra, ai ishte dhe është i kudongjendur.

Në indeksin për lirinë e shtypit të organizatës Reporterë pa Kufij për vitin 2024 vendi ra nga pozicioni i 91-të në të 98-in, pas Tanzanisë.

Amnesty International zbuloi se qeveria serbe përdor ilegalisht spyware, për të spiunuar opozitarët.

Por pavarësisht politikave të tij gjithnjë e më represive, presioni ndaj Vuçiqit po rritet.

Protestat në Serbi bëhen gjithnjë e më të mëdha

Për herë të tretë, në fund të janarit një makinë u fut në një tubim proteste në Beograd kundër korrupsionit endemik në Serbi, i cili sipas protestuesve është përgjegjës ndër të tjera për rrëzimin e një tende gjoja të saporinovuar në stacionin hekurudhor në qytetin verior serb Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 15 persona.

Në sulmin me makinë në protestën e janarit u plagosën rëndë dy mjeke.

Pas një rasti të parë të tillë me makinë në nëntor 2024, Vuçiq u tall në televizion me viktimën: “Duhet të arrestojmë shoferin tani? Dikë që nuk ka shkelur asnjë ligj, që ka vozitur në rrugën e tij? A jeni në rregull?”.

Pensionistët kundër Vuçiqit

Ndërkohë protestat e studentëve, që filluan pas aksidentit në Novi Sad, vazhdojnë prej gati katër muajsh e gjysëm.

Ata janë bërë një lëvizje masive, që përfaqëson të gjitha shtresat e popullsisë serbe.

Kjo u bë e dukshme në demonstratën e 1 marsit 2025 në qytetin jugor serb të Nishit, ku mijëra studentë, që kishin marshuar atje nga të gjitha pjesët e Serbisë, u pritën me entuziazëm, duke u gostitur nga dhjetëra mijëra banorë dhe çiklistë, që edhe ata kishin vajtur posaçërisht atje.

Demonstrata në Nish nuk ishte më e madhja e muajve të fundit – por gjithsesi imazhet duhet të kenë qenë kërcënuese për Vuçiqin, sepse edhe një nga grupet e tij kryesore mbështetëse, pensionistët, u përfaqësuan në numër të madh.

Mbetet për t’u parë, se si do të zhvillohet më tej kjo lëvizje, e cila nuk ka lidership qendror dhe kundërshton rreptësisht çdo lloj përvetësimi politik. Protesta masive e radhës është paralajmëruar për 15 mars, në Beograd.

Çfarë do të bëjë SHBA?

Planet politike të presidentit Trump për Ballkanin Perëndimor janë ende të panjohura.

Ekonomikisht si individ privat ai është aktiv përmes kompanive të tij në Serbi dhe Shqipëri.

Rrethi i Trumpit nuk e fsheh se Beogradi, i lidhur me Moskën, është i preferuari i presidentit në Evropën Juglindore.

Që nga fundi i luftërave në Jugosllavi në vitet 1990, SHBA kanë qenë gjithmonë ato, që në fund kanë zgjidhur shumë konflikte të vogla brenda dhe ndërmjet shteteve pasardhëse.

Tani jo vetëm vëzhguesit, por edhe shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor, pyesin veten: Çfarë do të ndodhë, nëse Uashingtoni nuk do ta bënte më këtë?

Nëse Presidenti Trump braktis Ukrainën, një nga aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara, me aq lehtësi siç po bën tani, si do t’i trajtonte shtetet e vogla si Bosnja apo Kosova? BE duhet të jetë e përgatitur për të gjitha eventualitetet në Evropën Juglindore. /DW/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

6 orë më parë
Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

6 orë më parë
Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia konfirmon se disa zyrtarë janë shoqëruar për intervistim

7 orë më parë
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

7 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH