Chelsea është deklaruar në lidhje me situatën në Ukrainë.
Në deklaratën nga klubi londinez thuhet se “të gjithë po luten për paqe”.
“Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet e Chelsea FC janë me të gjithë në Ukrainë. Të gjithë në klub po luten për paqe”.
Deri pak kohë më parë “Blutë e Londres” ishin nën menaxhimin e miliarderit rus Roman Abramovich, i cili konsiderohet si njeri i afërt me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Autoritetet shtetërore ia kanë ndaluar hyrjen në Britani.
Abramovich të shtunën konfirmoi largimin nga drejtimi i klubit duke ia lënë në dorë menaxhimin Fondacionit Bamirës të Chelseat.