Befasia e mbrëmjes ishte humbja e Manchester City, që u mposht 2-1 nga Leipzig. Por, sërish City është kualifikuar tutje si lider, PSG si e dyta.
Goli i parë u shënua në minutën e 24-, 21-vjeçari Dominik Szoboszlai realizoi për 1-0.
Për 2-0 në pjesën e dytë në minutën e 72’ shënoi Silva, derisa City e realizoi golin e nderit në minutën e 77’.
Në minutën e 88’, mysafirët humbën edhe Walker, pasi u përjashtuam me të kuq.
Sido që të jetë, kjo humbje është me shije të mirë për faktin se City tashmë kishte siguruar kualifikimin tutje si lider i grupit A.