Ish zëvendësministri i Arsimit, Prof. Xhavit Rexhaj, konsideron se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me primet e tij të fundit, siç ishte turi Ballkanik, po e dëmton Kosovën.
Në një postim në Facebook, Rexhaj ka shkruar se Refuzimi i Ballkanit të hapur – si çasje integruese para integrimit evropian – përballë një promovimi aktiv nga tandemi Rama – Vuçiq e ka vendosur Kosovën për disa vite në defanzive të thellë diplomatike e në pozitë të vështirë para të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë – përfshirë SHBA-të.
“Turin e vet ballkanik në përgatitje të takimit të pritur së shpejti të Procesit të Berlinit në Tiranë Rama e nis pak ditë pasi që kishte refuzuar dhe penguar realizimin e një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të dy vendeve tona – me një arsyetim që do t’ia lakmonte edhe qeveria serbe (gjoja se Kosova po izolohet dhe sanksionohet dhe Shqipëria po merr anën e botes së përparuar)”, shkruan Rexhaj mes tjerash.


























