Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është duke u trajtuar në një spital të Kalifornisë, për një ‘infeksion i cili nuk lidhet me COVID-19’.
75 vjeçari është duke u ‘bërë mirë’ dhe ‘në humor të mirë’ pasi u pranua në Kujdesin Intensiv të martën,tha zëdhënësi i tij, Angel Urena, transmeton Klankosova.tv.
Megjithëse është e paqartë se çfarë çoi hospitalizim, Clinton ka një histori të sëmundjeve të zemrës.
Një deklaratë nga mjekët e tij tha se ai kishte marrë antibiotikë dhe lëngje.
Mjekët shtuan se Clinton mbeti në spital për ‘monitorim të vazhdueshëm’. “Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”.
Mjekët janë në kontakt me ekipin mjekësor të Clinton në Nju Jork, si dhe kardiologun e tij, dhe thanë se ata menduan se ai do të dilte së shpejti.
Clinton shërbeu si president i SHBA-ve nga viti 1993 deri në 2001.
Në vitin 2004, Clinton iu nënshtrua një operacioni katërfish të bajpasit dhe dhjetë vjet më vonë iu hap një arterie e bllokuar pasi u ankua për dhimbje gjoksi.
Jo shumë kohë pas operacionit të dytë, ish -presidenti, i cili ishte i njohur për dashurinë e tij për ushqimet yndyrore, u bë vegan.