22-vjeçari që vrau tre njerëz përfundoi në spital psikiatrik.
Kështu duke e trajtuar shëndetin e tij mendor, Gjykata e Kopenhagës vendosi t’i vazhdojë hetimet ndaj danezit, i cili tmerroi me të shtënat që po ashtu plagosën rëndë edhe katër të tjerë në një qendër tregtare në kryeqytetin e vendit skandinav.
“Është një rast i tmerrshëm. Ai po shkon në një spital psikiatrik, i mbyllur dhe hetimi do të vazhdojë”, deklaroi prokurori Søren Harbo.
Por kundër këtij vendimi janë ata që përjetuan ngjarjen e rëndë.
“Ai vrau njerëz të pafajshëm dhe thjesht ata e quan në një institucion mendor. Nuk është edhe aq keq. Ai duhet të jetë në burg për pjesën tjetër të jetës së tij”, u shpreh një shitës i qendrës tregtare, ku ndodhi ngjarja.
Tre të vrarët ishin një djalë dhe një vajzë të moshës 17-vjeçare, që të dy danezë, dhe një rus 47-vjeçar, banor i Kopenhagës.
Policia, e cila arrestoi sulmuesin, tha se ai ka vepruar i vetëm dhe se hetuesit nuk kanë asnjë fakt se të shtënat e së dielës janë të lidhura me terrorizëm.
Po ashtu, sipas policisë, dorasi prej kohësh ishte i njohur për shërbimet e shëndetit mendor.