Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Polonisë, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023 në kategorinë e femrave.
Kombëtarja e Kosovës për femrat ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Polonisë.
Fillimisht, ishin “Dardanet” ato të cilat kaluan në epërsi të parat përmes golit të mbrojtjes Liridona Syla, e cila shënon në minutën e 4’ të ndeshjes për 1:0.
Golin e barazimit për polaket e shënoi mesfushorja Karolina Gec në minutën e 18’, kurse golin e fitores dhe të përmbysjes së rezultatit për Poloninë e shënoi mbrojtësja Martyna Wiankowska në minutën e 35’.
Me tre pikët e reja, Polonia ngjitet në pozitën e parë në Grupin F me gjithsej 11 pikë, shtatë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Kosova që zë vendin e pestë në tabelë.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Kosovës dhe Polonisë në kategorinë e femrave është 2:1 në favor të polakeve.