Departamenti Amerikan i Shtetit, u bëri thirrje të gjitha palëve në Afganistan të respektojnë dhe mundësojnë largimin e sigurt dhe të organizuar të shtetasve të huaj dhe afganëve që duan të largohen nga vendi, duke pasur parasysh situatën e përkeqësuar të sigurisë, transmeton Kosova Post.
“Ata që janë në pozita të pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin janë përgjegjës për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, dhe për vendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil, “thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit lidhur me situatën në Afganistan, të publikuar në faqen zyrtare, shkruan tanjug.
Afganët dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të largohen nga vendi duhet të lejohen ta bëjnë këtë, dhe rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe paqja duhet të ruhet, thuhet tutje në deklaratë./Kosova Post/