Ndërsa ditët e fundit ka pasur shumë debate brenda kuvendit të Serbisë e zyrtarëve serbë në lidhje me Kosovën, në një postim të bërë së fundmi, drejtori i së ashtuquajturës zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq i është drejtuar ashpër kryetarit të Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, duke i bërë edhe një pyetje interesante.
Përderisa fillimisht e ka lavdëruar presidentin serb, duke thënë se, “Kosova nuk është anëtarë e OKB-së falë luftës së fortë të presidentit Vuçiq”, Petkoviq më tej ka shtuar se po të pyetej Jeremiq, ai do t’i shtronte Kurtit edhe tapetin e kuq.
Ai më tej ka shkruar se Jeremiq nuk duhet të flakë meritata e të tjerëve, por duhet të japë shpjegim “pse Kurti e falenderon çdo ditë?”