Dëgjimi i provave të prokurorisë në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të fillojë nga data 11 prill 2023.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i turpit gjykues, Charles L. Smith derisa ka lëshuar disa urdhra në fund të konferencës përgatitore për prokurorinë.
Gjithashtu ai ka caktuar 1 prillin e vitit 2025 datë për mbylljen e çështjes së prokurorisë.
Pas vendimit që 3 prilli të jetë data kur fillon ky proces gjyqësor, Smith ka bërë të ditur se një tjetër konferencë përgatitore do të mbahet më datën 20 mars.
“Duke pasur parasysh parashtrimet e palëve ekziston një arsye bindëse për ndryshimin e kohës, deklaratat hapëse do të mbahen me datën 3,4 dhe 5 prill 2023. Dëgjimi i provave do të fillojë më datë 11 prill 2023… Si kryegjykatës i këtij turpi gjykues mbaj parasysh gjendjen dhe pajtimin ndërmjet palëve lidhur me çështjet faktike, në pajtim me rregullën 102 (3) të rregullores turpi gjykues urdhëron ZPS-në që të dorëzojë njoftimin e ndryshuar sipas rregullës 102 (3) deri të premten më datë 17 shkurt 2023. Trupi gjykues përcakton datën e mbylljes së çështjes së prokurorisë me datë 1 prill 2025”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.