Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e fundit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se Kosova ishte e paaftë për t’u sjellë në mënyrë evropiane për depëshkallëzimin e tensioneve në veri.
Eurodeputeti gjerman ka vazhduar të jetë kritikues ndaj zëdhënësit të BE-së, duke thënë se gjuha të cilën po e përdor Stano përbën skandal në vete
“Kosova, thotë ai [Stano], ka treguar “paaftësinë për të filluar të sillet në mënyrë evropiane”. Si guxon burokrati të flasë për qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër?”, shkroi Bütikofer në një postim në platformën X, duke përmendur edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.


























