Delegacioni i Parlamentit Evropian do të dërgojë një delegacion për të vëzhguar zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor, shkruan qendra hulumtuese dhe botuese Demostat, transmeton Kosova Post.
Duke iu referuar burimeve nga Brukseli, Demostat shkruan se ende nuk dihet përbërja e delegacionit, por se është pothuajse e sigurt që pjesë e tij do të jetë edhe liberali slloven Klemen Grošelj.
Vendimi për vëzhgimin e zgjedhjeve, siç shtohet në tekst, është marrë pas një letre të Beogradit zyrtar, gjegjësisht kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, i është dërguar në adresë të Parlamentit Evropian, me kërkesë për emërimin e një mision vëzhgimi.
Demostat thekson se pjesë e Misionit të OSBE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ODIHR) pritet të jenë edhe vëzhgues nga Parlamenti Evropian.
“Kushtet e këqija zgjedhore janë baza e abuzimeve”
Vitin e kaluar, Parlamenti Evropian për herë të parë kishte një delegacion që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi, të mbajtura më 3 prill, i cili ishte pjesë e misionit të OSBE-së.
Vëzhguesit nga PE udhëhiqeshin nga deputeti holandez i social demokratëve Thijs Reuten, në deklaratën e të cilit pas zgjedhjeve në Serbi, vlerësohej se suksesi kryesor ishte pjesëmarrja e opozitës, e cila kishte bojkotuar zgjedhjet parlamentare dy vite më parë, por se Partia Progresive Serbe dhe aleatët e saj “unë presion votuesve dhe abuzuan me median”.
Reuten tha më pas se zgjedhjet treguan se votimi në tre nivele (presidencial, parlamentar dhe lokal në komuna të caktuara) nuk duhet të jetë një “praktikë normale në demokracitë e brishta, sepse kushtet e këqija zgjedhore janë bazë për abuzime”.
























