Arabia Saudite do të presë më shumë bisedime paqeje këtë javë, me delegacione nga Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja që pritet të marrin pjesë, edhe pse jo të gjitha në të njëjtën kohë.
Ekipi i Ukrainës do të takohet fillimisht me delegacionin amerikan, tha një anëtar i delegacionit ukrainas për AFP, raporton BBC.
Ndërkaq, raportohet se ekipi amerikan do të takohet më pas me homologët e tyre rusë në Arabinë Saudite, takim ky që pritet të ndodh të hënën.
Kievi thotë se dëshiron t’i japë fund goditjeve në infrastrukturën e tij energjetike dhe të mbajë kontrollin e tokës së tij, ndërsa Moska po bën thirrje për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake dhe shkëmbimit të inteligjencës në Ukrainë.