Vetëm pak ditë pas shpalljes së fituesit të ‘Topit të Artë 2025’, sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “France Football”.
“Mua nuk më intereson të jem ylli i ekipit. Dua që të gjithë ata që luajnë përkrah meje të ndihen mirë dhe të japin më të mirën në fushë,” tha Dembele.
Ai shtoi se e meritonte këtë çmim edhe pse nuk kishte shumë mbështetje rreth tij.
“‘Topi i Artë 2025’ është çmimi i dytë që i shkon lojtarit të popullit. Pas Karim Benzema, unë jam i dyti që arrin të bëjë një rrugëtim të tillë. Si unë, ashtu edhe Karim vijmë nga rruga dhe prej saj kemi arritur deri këtu, duke bërë diçka të pabesueshme në karrierën tonë”, theksoi asi francez.


























