Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, në konferencë për media ka paraqitur të dhënat lidhur me ecurinë e javës së parë të fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhën e përdorur dhe shpenzimet në rrjetet sociale.
Eugen Cakolli nga organizata “Demokracia në Veprim” ka thënë se nga fillimi i fushatës zgjedhore është vërejtur gjuhë e nxitjes dhe urrejtjes.
DnV ka folur edhe për ndryshimet në Komisionin e Pavarur për Media, ndërsa i cilësoi si të kundërligjshme dhe në kundërshtim me parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Në javën e parë, DnV ka monitoruar 160 aktivitete të subjekteve politike, në të gjitha komunat e vendit, duke përfshirë edhe ato me shumicë serbe. Me numrin më të madh të aktiviteteve prin LDK-ja me 51 aktivitete , pasura nga PDK-ja me 45, LVV-ja me 28 dhe AAK-ja me 19 aktivitete. Aktivitete kanë mbajtur edhe subjektet tjera si Lista për Familjen, si dhe subjektet e komuniteteve tjera, si Lista Serbe, IRDK, SDU etj.