Dy veturave në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut u janë shpuar gomat me mjete të mprehta, nga disa persona. Lidhur me këtë policia i ka shoqëruar katër persona në stacion për t’i intervistuar.
Të dyshuarit janë shqiptar.
Dëmtimi i gomave të automjeteve dyshohet se ka ardhur pasi mbi një permendore në këtë pjesë të vendit është vendosur një pamflet.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për RTKlive se pas vendosjes së këtij pamfleti, janë grumbulluar disa persona dhe pastaj janë shpuar gomat e veturave.
“Një ‘stikers’ është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpuar gomat me mjete të mprehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tani policia po e heton këtë rast”, ka thënë Elshani.