Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani, Blerta Deliu – Kodra dhe Agon Batusha, njëherësh anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane, po marrin pjesë në takime me përfaqësues dhe zyrtarë të BE-së, të angazhuar në kuadër të Procesit të Berlinit.
Takimi po mbahet në Parlamentin e Gjermanisë, Bundestag.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht dhe është pjesëmarrëse aktive në të gjitha proceset që dalin nga Procesi i Berlinit, të gjitha këto, në funksion të ofrimit të vendit tonë më afër BE-së, më shpejt dhe më sigurt,” ka shkruar Ujkani në Facebook.
Në takim po marrin pjesë edhe anëtarë të Komisioneve për çështje të integrimeve evropiane nga vendet e Ballkanit Perendimor.