Përpara Kuvendit të Shqipërisë sot janë duke protestuar deputetët demokratë që janë përjashtuar nga parlamenti, pasi bllokuan dy herë radhazi punimet e komisionit të reformës zgjedhore.
Sipas ABC News, ata janë duke u përplasur me Gardën e Shqipërisë.
Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.