Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci , shprehet se opozita ende heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.
Bajqinovci thotë se “Kosova nuk do të kërkojë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tonë”.
Tutje thekson ai se Kosova nuk kërkon leje nga Serbia për luftimin e strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tonë.
“BE-ja shpesh deklaron se nuk duhet të ndërmerren veprime të njëanshme brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne e kemi të qartë se nuk do të kërkojmë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tonë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur dhe ruajtur integritetin e Kosovës, asgjë më shumë. Ndërkohë, opozita ende heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit”, shprehet deputeti Bajqinovci.