Deputeti i Partisë GUXO, Burim Meta, ka reaguar pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e cilës listë është edhe “GUXO”, e udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci.
Meta, ka deklaruar se kreu i GUXO, Faton Peci në Pejë kishte deklaruar se në listën për deputet e vendos kë do ai.
“Për çudi paska reaguar edhe Dega e Pejës, aty ku kryetare është Donika dhe aty ku Peci paska thënë: ‘në listë për deputet do të jenë vetëm ata që dua unë, me një fjalë të dëgjueshmit e mi!” ka deklaruar deputeti Meta në “Facebook”.