Hajdar Beqa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), reagoi pas deklaratës së ministres Albulena Haxhiu e cila tha se nuk propozon emra në Komisionin e Dhënies së Provimit të Jurisprudencës që i shërbejnë opozitës.
Ai tha se dikur Haxhiu kur ishte në funksion të kryetares së Komisionit për Legjislacion kishte kritikuar idenë e personave që mbajnë dy e më shumë poste, e sot sipas tij, po e bën të njëjtën gjë.
“Haxhiu tha se nuk propozoj emra që ju shërbejnë juve, plus asaj kur ka qenë kryetare e Komisionit për Legjislacion pate thënë qysh me propozu emra kur kanë poste tjera, e tash po më befason, a je ti Albulenë, apo t’i kanë jep me i lexu emrat edhe ty. Ky komision minimumi ka kandidat që nuk i plotëson kriteret elementare që nuk i kanë 12 vjet përvojë pune. Është shumë befasuese, Albulen i ke pa dhe letrat e shoqërisë civile drejtuar qeverisë dhe po ti jap ti lexosh se garant s’ke pas kohë me i lexu. Duhet ta tërhiqni këtë dhe të sillni njerëz me vlera”, u shpreh Beqaj./KosovaPost/