Aktualisht në Kuvendi Republikes së Kosovës është duke u debatuar lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë, transmeton Kosova Post.
Në këtë kuadër, deputetët e partive opozitare kanl ngituar akuza karshi qeverisë, duke thanë se kjo e fundit e ka orkestruar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Së kendejmi, debati parlamentar u shtri edhe në tema të tjera, me theks të posaçem tek çështja e migrimit të qytetarëve kosovarë drejt perëndimit.
“U diskutua këtu se si qytetarët po aplikojnë për viza, në dy muajt e fundit që shifra ka arrit në 100 mijë. Po! Është shqetësim i të gjithëve, po dikur, në qeverisjet e juaj të përbashkët, ata nuk e kishin as durimin me pritë për viza. Hipshin në autobusa dhe në mënyrë ilegale, nga Hungaria, kalojshin për të gjete një shpresë diku tjetër” – tha Mirsad Shkreta, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), ndërsa bëri përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur akuzave se numri i madh i qytetarëve që kanë kërkuar viza për të ikur nga vendi, ka lidhje me krizën ekonomike.
Sipas tij, kjo akuzë është përpjekje për ta manipuluar masën.