Deputeti i VV-së, Halil Thaçi ka deklaruar se opozita nuk është e gatshme për zgjedhjet e rregullta e lëre më për të parakohshmet.
Sipas deputetit të VV-së, vendi do të përballet me zgjedhje të rregullta.
“Tashmë jemi në gjysmën e dytë të vitit dhe sigurisht që veç se po afrohet koha për zgjedhje të rregullta, për mendimin tim nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme sepse opozita as për zgjedhjet e rregullta nuk është e gatshme e lere më për të parakohshme”, deklaroi Thaçi