Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli po trajtohet në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK.
Siç mëson teve1.info Dugolli ka pasur një ndërhyrje në shtyllën kurrizore, e cila ka shkuar me sukses.
Dugollin e ka vizituar edhe kolegu i partisë Driton Hyseni, i cili ka thënë se këtë sfidë Dugolli e ka kaluar me sukses ndërsa trajtimi po vazhdon.
“Edhe një sfidë e kaluar mirë nga Enveri. Mëngjesi i sotëm pranë bashkëveprimtarit, me të cilin dikur na lidhte UÇK-ja e sot Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili po trajtohet në klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK. U gëzova që edhe sfidën e radhës Enveri e kaloi me sukses”, ka shkruar Hyseni